Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dërguar në prokurori për verifikim të mëtejshëm të 30 kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë në 14 maj.
Në mbledhjen e zhvilluar sot Indrit Sefa i Partisë Demokratike kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Mallakastër, Qerim Ismailaj, pasi nuk i ka përfunduar periudha 2 vjeçare e ndalimit të kandidimit sipas ligjit të dekriminalizimit.
Ndërkohë që përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Franc Nuri kërkoi të verifikohet kandidati i PS-së në Kuçovë pas publikimit të një vendimi të Gjykatës së Janinës për dënimin e tij për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Mbledhja e KQZ
Indrit Sefa (PD): Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet.
Celibashi: Formalisht procedurën e verifikimit të të dhënave duhet ta kryejmë. Regjistrimi i kandidatit është bazuar në një vendimmarrjen e KZAZ-së, nuk e ka regjistruar Komisioneri. Komisioneri shqyrton vetëm përputhshmërinë e kushteve të kandidimit të tij. Nuk ka pasur asnjë mekanizëm për ta penguar deri tani regjistrimin e tij si kandidat.
Sefa: Regjistrimi si kandidat është procedurë tekniko-ligjore. Autoriteti që zbaton ligjin jeni ju, KQZ-ja. Nuk merret KZAZ-ja me interpretimin e ligjit të dekriminalizimit. Unë nuk kërkoj çregjistrimin e kandidatit në KZAZ. Mua më intereson që ju të merrni vendim që ky zotëria është në kushtet e ndalimit të kandidimit.
Franci Nuri “Bashkë Fitojmë”: kandidati i PS në Kuçovë është objekt i denoncimeve nga banorët e zonës. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka përcjellë KQZ-së kërkesën për verifikimin e shtetasit Kreshnik Hajdari. Jemi njohur në vendimin e Gjykatës së Janinës për dënimin e tij për shkelje të kufirit. Dënimi nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Sa i përket kërkesës për verifikim të Rezart Tushës në Shijak, ai e ka kaluar njëherë filtrin e ligjit të dekriminalizimit.
Sefa: Do na detyroni të bëjmë zgjedhje në Kuçovë pas një viti prapë. Kërkoj të merren vendime të shpejta nga ana juaj.
Celibashi: Për rastin e kandidatit të PS në Kuçovë, jemi në kushtet kur KQZ do të duhet të kërkojë nga Prokuroria informacion në lidhje me aktin e pretenduar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. KQZ nuk ka kompetencë ta bëjë këtë vlerësim, do të duhet ta bëjë Prokuroria. Ju e morët të mirëqenë që do përsërisim zgjedhjet, por ne nuk e marrim të mirëqenë që ai do të fitojë. Sa i përket kandidatit Tusha në Shijak që ka pretendime PS-ja, edhe pse jam dakord që verifikimi për këtë kandidat është bërë, jemi të detyruar formalisht nga ligji që ta çojmë për verifikim.
Kandidatët që do të verifikohen
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Artur Xheke Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Beqir Zek Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Elvis Jani Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Abedin Rasim Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arjan Liman Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ertor Ndue Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Euland Haki Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Fatlind Bujar Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ylli Rushit Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Syrja Yzedin Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Adriatik Kadri Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Pashk Gjergj Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Sokol Abedin Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Afrim Ali Kica, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Faslli Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arbis Arif Vjerdha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Armelin Qazim Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arsen Tare Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ali Hekuran Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Marceljo Sami Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kucovë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Erald Hysen Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Sokol Mehdi Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Valter Murat Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.
“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Emil Xhafer Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.