Çavuşoğlu: Turqia nuk bëri kompromise në samitin e NATO-s

Çavuşoğlu dënoi vendimin e Greqisë për dëbimin e ambasadorit libian në Athinë për shkak të paktit detar të muajit të kaluar midis Tripolit dhe Ankarasë. Ai tha se ky vendim tregon “fytyrën e vërtetë të Athinës”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Ankaraja nuk bëri asnjë kompromis në samitin e fundit të liderëve të NATO-s dhe se miratimi i Turqisë për nxjerrjen e planit të NATO-s për vendet baltike varej nga njohja e paktit për kërcënimin terrorist të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e kryediplomatit turk erdhën gjatë vizitës së tij në Romë, ku ai aktualisht merr pjesë në edicionin e pestë të Konferencës ndërkombëtare “Dialogjet Mesdhetare” (MED).

Duke iu referuar marrëveshjes së fundit detare të vendit me Libinë, Çavuşoğlu tha se Ankaraja ishte e hapur për marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajonin e Mesdheut Lindor, me përpërjashtimin e vetëm të administratës qipriote greke, të cilën nuk e njeh.

Ai po ashtu dënoi vendimin e Greqisë për dëbimin e ambasadorit libian në Athinë për shkak të paktit detar të muajit të kaluar midis Tripolit dhe Ankarasë. Ai theksoi se ky vendim tregon “fytyrën e vërtetë të Athinës”.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Çavuşoğlu: Turqia nuk bëri kompromise në samitin e NATO-s