Çavuşoğlu: Sot nuk ka vend të botës pa produkte turke

Çavuşoğlu rikujtoi se vendi i tij vazhdon të forcojë bashkëpunimin tregtar me të gjitha vendet e botës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Eskisehir deklaroi se vendi i tij po bën përpjekje shtesë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian për modernizimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu rikujtoi se vendi i tij vazhdon të forcojë bashkëpunimin tregtar me të gjitha vendet e botës.

“Sot nuk ka vend pa prodhime turke”, tha Çavuşoğlu.

Ai njoftoi gjithashtu së shpejti heqjen e regjimit të vizave midis Turqisë dhe Rusisë, duke kujtuar hapat e mëhershëm të marra në këtë drejtim.