Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij saudit, Adel al-Jubeir, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, në bisedë është diskutuar për zbardhjen e rastit të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më herët njoftoi se kryeprokurori saudit të dielën do të shkojë në Turqi në lidhje me rastin e vrasjes së Khashoggit.