Çavuşoğlu: Pavarësisht COVID-19, vëllimi i tregtisë midis Gjermanisë dhe Turqisë po rritet me shpejtësi

Çavuşoğlu dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas, pas takimeve bilaterale dhe mes delegacioneve, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vëllimi i tregtisë midis Gjermanisë dhe Turqisë po rritet me shpejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas, pas takimeve bilaterale dhe mes delegacioneve, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Kryediplomati turk tërhoqi vëmendjen se me homologun e tij kanë shkëmbyer mendime rreth shumë temave rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa duke kujtuar se në fillim të javës ka zhvilluar një vizitë në Libi në fillim të javës, theksoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë së re.

Ai tërhoqi vëmendjen se në Libi nuk duhet të ngatërrohet prania e ligjshme me luftëtarët e huaj terrorist. “Në Libi gjenden shumë luftëtarë të huaj, mercenarë. Jemi dakord për tërheqjen e këtyre. Por, në drejtim të marrëveshjes mes dy vendeve sovrane, nuk është në dobi të Libisë përfundimi i mbështetjeve që u jepen këtij vendi si trajnim dhe konsulencë, të cilat i ka nevojë vendi”, tha ai duke theksuar se nuk do të ishte një qasje e drejtë të intrevenohet ndaj këtyre marrëveshjeve nga palët e treta.

“Vëllimi i tregtisë bilaterale rritet me shpejtësi”

Ministri Çavuşoğlu mes tjerash foli edhe për tregtinë mes Turqisë dhe Gjermanisë. “Vëllimi i tregtisë bilaterale (me Gjermaninë) rritet me shpejtësi. Këtë vit mund të shikojmë se të rritet në mbi 40 miliardë dollarë”, u shpreh ai.

Ai tha se edhe në të ardhmen dëshirojnë të rrisin bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik me Gjermaninë.

Çavuşoğlu rikujtoi se Turqia që nga fillimi i pandemisë ka mbrojtur idenë se asnjë vend nuk duhet lënë pas në sigurimin e pajisjeve mjekësore.

Ai tërhoqi vëmendjen se vaksina të vendeve dhe kompanive të ndryshme kanë hyrë në treg por se shumë shtete nuk kanë qasje në vaksina, duke treguar këtu ka një problem dhe nuk duhet harruar shtetet më pak të zhvilluara.

“Sigurisht që duhet treguar respekt ndaj të drejtave të autorit të kompanive por shtetet duhet të bëjnë bashkëpunim më të mirë në aspektin e prodhimit të përbashkët”, tha Çavuşoğlu.