Çavuşoğlu i shpreh ngushëlime Rusisë për aksidentin ajror

"Me pikëllim mora lajmin se 18 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri i cili bartte punonjësit. Shpreh ngushëllime për shtetin, popullin rus dhe të afërmit e atyre që humbën jetën"

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me aksidentin ku u rrëzua një helikopter në rajonin Krasnoyarsk të Rusisë, i ka shprehur ngushëllime Rusisë dhe popullit rus si dhe të afërmve të atyre që humbën jetën në aksidentin ajror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në një deklaratë nga rrjeti social Twitter tha: “Me pikëllim mora lajmin se 18 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri i cili bartte punonjësit në qytetin Krasnoyarsk të rajonit të Siberisë në Rusi. Shpreh ngushëllime për shtetin, popullin rus dhe të afërmit e atyre që humbën jetën”.

Ministri Çavuşoğlu mesazhin e ngushëllimit e postoi edhe në gjuhën ruse.

Zyrtarët rusë njoftuan se si pasojë e rënies së helikopterit të kompanisë ajrore Utair, i cili u nis nga aeroporti Igarka në rajonin Krasnoyarsk, humbën jetën 18 persona.