Çavuşoğlu: Edhe në atë kohë ka qenë zhgënjim fundi i atyre që u besuan të tjerëve

Ministri i Jashtëm, Çavuşoğlu deklaroi se 98 vite më parë nga persekutimi grek ka shpëtuar jo vetëm Izmiri por i gjithë Anadolli

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se 98 vite më parë nga persekutimi grek ka shpëtuar jo vetëm Izmiri por i gjithë Anadolli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter ka postuar një mesazh me rastin e 98-vjetorit të çlirimit të Izmirit nga pushtimi armik.

“Përkujtoj me respekt dhe mëshirë të gjithë dëshmorët e Luftës Çlirimtare dhe të gjithë veteranët me në krye Mustafa Kemal Atatürk. Si sot, 98 vite më parë jo vetëm Izmiri por i gjithë Anadolli shpëtoi nga persekutimi grek”, ka thënë Çavuşoğlu

Pasi ka rikujtuar se Greqia është e dënuar me kompensim, Çavuşoğlu theksoi se “Edhe në atë kohë ka qenë zhgënjim fundi i atyre që u besuan të tjerëve”.