Moska proteston vendimin e Athinës për dëbimin e diplomatëve rusë

Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare, që ka dëbuar dy diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë tentuar që të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.