Vijojnë me intensitet punimet në “Rrugën e Arbrit”, nis hapja e tunelit në Klos

Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të “Rrugës së Arbrit”, që do të jetë realitet brenda 3 vitesh, do të shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta, të Bulqizës në më pak se 40 minuta, por edhe do të çlirojë energji të shumëfishuara zhvillimi edhe për Burrelin, që do të lidhet me Tiranën për 1 orë.