Makina del nga rruga për shkak të lagështirës, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një mjet ka dalë nga rruga paraditen e sotme e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta një çift bashkëshortësh.

Një mjet ka dalë nga rruga paraditen e sotme e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit në aksin Bulqizë- Qafë e Buallit, ku 58-vjeçari A. I duke drejtuar mjetin e tij tip Opel ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ai dhe bashkëshortja pasagjere, Z.I., 52 vjeçe./raporton Top Channel

Bashkëshortët nga Durrësi po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.