
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të humbasë mundësinë për “marrëveshje paqësore me Serbinë” përmes korrigjimit të kufijve, në një opinion të publikuar sot në mediumin ndërkombëtar “Euractiv”.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se klinika u rinovua tërësisht dhe është pajisur me pajisje moderne

Gomona me 19 emigrantë të origjinës irakiane dhe siriane u fundos pak kohë nga dalja në det pasi ishte nisur nga gjiri Bağla

Mattis ka dënuar përpjekjet e Rusisë duke përdorur paratë dhe ndikimin e saj për të forcuar palën opozitare ndaj referendumit në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se forcat e sigurisë të këtij vendi në periudhën prej 10 deri më 17 shtator kanë kryer gjithsej 2.575 operacione antiterroriste

Spitali rajonal i Korçës i është nënshtruar transformimit, falë investimeve dhe projekteve të reja të zbatuara në këtë institucion shëndetësor.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zgjedhur bashkë me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj shkollën “Kosova” për të uruar ditën e parë të shkollës, 17 vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.

E hëna e 17 shtatorit shënon edhe hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. E teksa ishte paralajmëruar prej ditësh fillimi i pagesës, pranë sportelit janë parë edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.

Grabitet pronari i një pike këmbimi në qytetin e Vlorës. Ngjarja e regjistruar rreth orës 21:50 të së dielës në lagjen Bashkimi, ose siç edhe njihet ndryshe lagjja Çole.

Policia e Vlorës u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë ditën e dielë. Dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerët kishin humbur rrugën.