Category Politike

Etilda Gjonaj: Ndjekje penale 3 punonjësve në burgun e Burrelit, 23 masa administrative

Në raportimin javor, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar këtë të mërkurë rezultatet e punës të Task Forcës Antikorrupsion në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit.