Universiteti Bujqësor i Tiranës për herë të parë do të ketë fermën e saj didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë.
Dy deputetë francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy ndodhen në Tiranë, me synimin e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një postimi në faqen saj zyrtare bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Në prag të protestës së 16 marsit, BE ka apeluar për shmangien e dhunës, teksa ka ritheksuar se djegie në bllok e mandateve ka cenuar procesin e integrimit të vendit.
Durrësi është ndalesa e kryeopozitarit Basha një ditë para zhvillimit të protestës së 16 marsit. Në takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të qytetit bregdetar, Basha foli edhe për deputetët e rinj të cilët kundërshtuan vendimin politik për djegien e mandateve.
Me propozimin tanimë të votuar, May do të kërkoj nga BE që të zgjeroj afatin në nenin 50 deri më 30 qershor, respektivisht klauzolës së traktatit të BE-së sipas së cilës Britania duhej të largohej
"Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re", deklaroi Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re
Erdoğan tha se Rusia do t’i dorëzoj raketat këtë korrik dhe shtoi se Turqia po ashtu është e hapur për oferta nga SHBA-të për blerjen e sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot
Pesë senatorë republikanë njoftuan se do të mbështesin rezolutën para votimit në Dhomën e Senatit, ku republikanët kanë një shumicë në raport 53-47