Gjatë udhëtimit të tyre në Zelandën e Re, nënkryetari Fuat Oktay dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, do të përcjellin ngushëllimet e Turqisë mbi sulmet
“Si është e mundur që një vrasës në anën tjetër të botës të veprojë me një mendje të tillë të mbushur me kaq të këqija kundër muslimanëve dhe turqve", tha Erdoğan
“Papunësia është sot në kuotat më të ulëta të 27 viteve të fundit, – deklaroi sot nga Berati Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se, – sot kemi më shumë sipërmarrje të vogla falë politikave lehtësuese të qeverisë”.
“Politika shqiptare sërish është në një rrethrrotullim. Opozita ka ndërmarrë një veprim in extremis, siç është djegia e mandateve parlamentare”, shprehet ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndërsa thekson se bojkoti i opozitës pengon integrimin e Shqipërisë në BE.
Duke ecur drejt kryeministrisë, kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi nuk ngurroi t’u përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve.
Washington Post ka përcjellë lajmin e protestës së sotme të opozitës në Tiranë duke theksuar se tubimi zhvillohet kundër qeverisë së akuzuar nga pjesëmarrësit si të korruptuar e të lidhur me krimin e organizuar.
Pasi tërhoqi turmën drejt selisë së partisë Demokratike, lideri i opozitës, Lulzim Basha mbajti edhe një fjalim para protestuesve. Ai i cilësoi pjesëmarrësit në protestë, si misionarë të lirisë, të cilët do të meritojnë mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve ndër breza.
Nëpërmjet një komunikate për mediat, Partia Demokratike njofton se sipas raportimeve degët e partisë në rrethe, mbi 60 mijë protestues janë nisur drejt kryeqytetit.
Vijon grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, ku do të protestojnë para kryeministrisë, të ftuar nga partitë opozitare.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të vizitës në qarkun e Korçës, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive Korçë, Maliq, Kolonjë, si dhe prefektin e Qarkut, Dhori Spirollari.