Senatorja demokrate e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand zyrtarizoi sot kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të 2020.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në fshatin Rreth Tapi të Kuçovës punimet për për mbrojtjen lumore, si dhe punimet e kanalit vaditës në fshatin Mbrakull.
Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar opozitën për protestën e një ditë më parë në kryeqytet, duke postuar sot foton e pjesëmarrjes së qytetarëve në ditën e verës të shtyrë nga kryetari i bashkisë Veliaj.
“E kam ndjekur me vëmendje mënyrën se si situata në Shqipëri është paraqitur nga media italiane dhe jo pa habi, vura re se shumë shkrime kanë mungesa në paraqitjen besnike të realitetit dhe dinamikave të veçanta në vendin tonë”, kështu nis artikulli i botuar në gazetën online Scenari Globali, nga Albert Nikolli pedagog në Universitetin e Durrësit.
Një lapsus që mund të mbetet thjesht rastësor, por edhe me një indicie të parakohshme për të ardhmen, ishte ai i Joe Biden në Shtetet e Bashkuara, teksa fliste përpara 1.000 demokratëve në një darkë të shtruar në vendlindjen e tij, Delaware.
Rritje e turizmit përmes restaurimit të shtëpive karakteristike të Beratit dhe Gjirokastrës mbështetur me financime nga shteti.
Vuçiç tha se NATO si duket nuk e kupton rolin e saj, se Serbia prej tyre pret që të reagojnë në çdo kohë kur populli serb të kërcënohet dhe porositi se "nëse NATO nuk është në gjendje ta zbatojë atë, ka kush"
Presidenti Erdoğan publikoi mesazh me rastin e 18 Marsit, Ditës së Fitores dhe Dëshmorëve të Çanakalasë
Teksa policia njofton se ka proceduar penalisht 33 persona, mes të cilëve edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kreu i opozitës Lulzim basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se asgjë nuk i ndal për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.
33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç, janë proceduar deri më tani për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit cilësuar nga policia si një tubim i jashtëligjshëm.