Loja me komisionerët, PD-LSI afat të dytë për t’i propozuar, Basha sinjalizon përgatitjet për zgjedhjet vendore
Pas skandalit me mashtruesin indian që u bë edhe Konsull Nderi, vjen reagimi i grupit “Sandesara”, i themeluar nga dy vëllezërit indianë, të cilët kanë marrë shtetësi shqiptare.
Organizatat joqeveritare “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.
Rusia, Irani, Turqia dhe një sërë vendesh arabe, përfshirë aleatët e Shteteve të Bashkuara në gjirin Persik, si dhe vetë OKB-në, e kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i njohur Izraelit sovranitetin e Lartësive Golan.
Ligjbërësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një rishikim të rregullave dy dekada të vjetra, të të drejtave të autorit, të cilat tani do të detyrojnë Google dhe Facebook Inc, të paguajnë botuesit për përdorimin e copëzave të lajmeve dhe t’i mbrojnë ato nga shkarkimet dhe përdorimet e paautorizuara.
“Në zgjedhjet e 2017 puna e Policisë së Shtetit ishte e kënaqshme”, deklaroi sot ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt duke vlerësuar rolin e policisë në zgjedhjet e 2017.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimet për bandën e grabitësve të blindave me miliona euro. Prokuroria kërkoi 127 vite burg në total për të arrestuarit, por gjykata vendosi që të japë 107 vite.
Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për tu arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë flutuar me charter ng aTirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për ndalimin e tyre.
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi sot se mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar ndërsa të tjerë pritet që të transferohen bazuar te nevojat reale të institucionit.
Artan Lame është emëruar në krye të kadastrës e cila do të funkionojë si agjencia më e re e pronave pas shkrijes së ALUIZNIT dhe Hipotekës.