Largohet nga ALUIZNI, Artan Lame do drejtojë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës

Artan Lame është emëruar në krye të kadastrës e cila do të funkionojë si agjencia më e re e pronave pas shkrijes së ALUIZNIT dhe Hipotekës.

Artan Lame emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën.

Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit, raporton Shqiptarja.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues.