
Një debat i ashpër i një nate me parë dhe mosvotimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, bënë që Ministri i Diasporës Pandeli Majko t’i drejtohej zyrës se kryeministrit Edi Rama që të premten në mëngjes. Pandeli Majko i ofroi dorëheqjen kryeministrit, por ky i fundit mësohet se e ka refuzuar.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Sofje të Bullgarisë me homologun e tij kinez, Li Keqiang.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur në takim nga Presidenti italian, Sergio Mattarella

Bushati e konsideron vendimin e Këshillit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm si një mirënjohje ndaj këtyre reformave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të "Forumit Konsultativ Qeveri - Komuna" ka pritur në takim kryetarët e komunave të Kosovës

Në prag të publikimit të raportit të Komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian, Dhurata Hoxha, ishte për një vizitë lobuese në Berlin.

Orban, Kurz, AfD - e demonizonin deri tani politikën e refugjatëve të kancelares gjermane. Por edhe kursi i ri konservator i Gjermanisë refuzohet.

Krerët e partive CDU, CSU dhe SPD në Gjermani e arritën çuditërisht shpejt konsensusin për paketën e azilit në komitetin e koalicionit qeverisës.
Çfarë pret dhe çfarë mund të presë Beogradi nga takimi i ardhshëm Trump - Putin më 16 korrik në Helsinki? Në këtë kontekst në Beograd përmendet shpesh edhe Kosova.

Një memorandum mirëkuptimi është firmosur këtë të premte mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike. Për palën shqiptare kanë firmosur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe ai i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa për Britaninë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.