Të 28 shtetet anëtare në Austri për zbutjen e mosmarrëveshjeve për çështjen e migrantëve

Ministrat e Brendshëm të 28 shteteve anëtare të BE-së do të diskutojnë sot në lidhje me projektet e reja për të penguar ardhjen e emigrantëve në brigjet europiane, në takimin e tyre të parë të organizuar nën drejtimin e presidencës austriake të BE-së, e cila mbron alternativat radikale.