Category Politike

Bashkia Tiranë dhuron gjak, i përgjigjen thirrjes së Presidentit Meta

Bashkia e Tiranës i është përgjigjur e para thirrjes së presidentit Meta për të dhuruar gjak, gjatë takimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Pranë bashkisë është ngritur një stacioni dhurimi ku përveç punonjësve, ftohen të gjithë qytetarët e Tiranës të kontribuojnë për të shpëtuar këdo që në një moment të caktuar ka nevojë për gjak.