Anija “Sea Scanner”, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit, është ndaluar në portin e qytetit Rijeka, në Kroaci.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të ngjarjes së 14 korrikut 2017, ku në fshatin Bago të Kavajës u kapën 1,3 ton kanabis.
Prokuroria shpalli pretencën për 4 të rinj të përfshirë një vit më parë në skenarin e vrasjes me pagesë të aktorit Mishel Prela Manoku.
Zhytësit janë kthyer sërish në shpellën e përmbytur në Tajlandën veriore për të shpëtuar katër djemtë që ende janë të bllokuar atje dhe trajnerin e tyre të futbollit, në një mision të tretë dhe të fundit, sot.
Treni i udhëtarëve të linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat në afërsi të stacionit hekurudhor të Rrogozhinës.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.
Plot 14 orë vonesë ka pasur ditën e diel fluturimi Tiranë-Bergamo, ndërkohë që fluturimi tjetër Tiranë-Malpensa (Milano) pati një vonesë prej 5 orësh. E gjithë kjo situatë ka irrituar pasagjerët. Këto dy fluturime operohen nga kompania ajrore “Blue Panorama”.
Ndërkohë që Erdoğan ka vazhduar udhën e tij për në parlament janë vërejtur qytetarë të shumtë në anët e rrugëve të Ankarasë të cilët e kanë pritur me flamuj, karafila dhe trëndafila
Hussain tha se "Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Pakistanit nuk mund të përshkruhen me fjalë. Është një lloj shumë i veçantë i marrëdhënieve midis dy kombeve tona"
Izraeli do të mbyllë pikën kufitare Kerm Ebu Salim e cila është e vetmja pikë kufitare që përdoret për hyrjen e mallrave tregtare në Gazën nën bllokadë