
Në prag të liberalizimit të vizave, askush nuk përmend pasaportat e serbëve të Kosovës të lëshuar nga "Bordi i Koordinimit" nga shteti serb. Ata mbeten në geto, shkruan për DW Milica Andriç, një studiuese nga Mitrovica.

Pas vendimeve të Apelit të gjithë në ndjekje penale, gati t’u sekuestrohen...

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka shpërthyer ditën e djeshme në kritika të forta në adresë të gjithë politikanëve që po sulmojnë reformën në drejtësi.

Thellohet kriza në PDIU, Idrizit pritet t’i largohen dhe kryebashkiakët me këshilltarët, në zgjedhjet vendore bashkohen me PS

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ka qëlluar në qendër qytet Mamurras me armë zjarri në ajër si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë

Policia bën me dije se autori i dyshuar është shtetasi S.XH 26-vjeç, sakaq është arrestuar shtetasi I.XH 60 vjeç, i cili është dhe babi i autorit.

Ftuesi i Gjykatës së Lartë nuk e hap derën për të bërë gati arenën ku do të duhej të mblidhen gjyqtarët supremë për të dhënë drejtësi.

Në korrik të 2016-ës në koncesionin e hemo-dializës u përfshi edhe spitali i Shkodrës, ndërkohë që ky spital e kishte një repart tërësisht funksional, me pajisje relativisht të reja dhe pacientë të regjistruar.

Një grup përfaqësuesish të shqiptareve të Amerikës i shprehën përmes një letre Donald Trumpit shqetësimin e thellë rreth një përkeqësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes SHBA-se dhe aleateve europiane.

Një 18-vjeçar, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej mbi 15 orësh, është gjetur i pajetë në liqenin e Mingulit në Gjirokastër