
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo bëri sot thirrje që vendet të zbatojnë me rigorozitet sanksionet ndaj Koresë së Veriut. Komentet e tij u bënë pas publikimit të një raporti të OKB-së ku paralajmërohet se Koreja e Veriut ka gjetur mënyra për të shmangur sanksionet e vendosura për shkak të programit të saj bërthamor.

Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Një aeroplan i vogël ëshët rrëzuar në Zvicër dhe si pasojë kanë humbur jetën disa anëtarë, që ishin duke udhëtuar me të.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përmbyll në Xhakartë udhëtimin e tij në Azinë Juglindore, sërish çështja e Koresë së Veriut ka marrë pjesën më të madhe të vëmendjes.

Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen.

Paris Saint Germain ka fituar trofeun e parë nën drejtimin e trajnerit gjerman Tomas Tuchel, i cili mori drejtimin e skuadrës gjatë muajit qershor.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Ankara paralajmëroi ngrirjen e pronave të Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Turqi, nëse kanë.

Policia ruse ka arrestuar rreth 25 aktivistë të të drejtave të homoseksualëve të cilët morën pjesë në një tubim të paligjshëm, në Shën Petersburg gjatë ditës së sotme.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi të shtunën se “askush nuk mund ta sabotojë qytetin, sa të jem unë kryetar bashkie, puna në Tiranë nuk ndalet”.

Në Xhaminë e Pazarit, të ngritur në qendër të qytetit të Gjirokastrës, ka filluar puna për restaurimin me fonde nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA.