
Rreth 4 javë pasi Athina zyrtare ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe ka ndaluar hyrjen në Greqi për dy të tjerë, me akuzën se kishin bërë përpjekje për të bllokuar marrëveshjen për emrin që Greqia nënshkroi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në Prespë, ka ardhur edhe përgjigjja e rreptë e Moskës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se takimi i qershorit të vitit 2016, mes djalit të tij dhe një avokateje të lidhur me Kremlinin, në Kullën “Trump” në Nju Jork, është bërë për të marrë informacione për kundërshtarët politikë, mirëpo sipas tij gjithçka ka qenë “ligjore”.

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe këtë risi.

Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, që kanë mbërthyer rajonin e Kukësit, kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës të ulet ndjeshëm.

Përveç natyrës, tradita e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë. Fshati turistik i Dardhës ndodhet rreth 20 km nga Korça, por kjo distancë e vogël ofron barriera të mëdha për drejtuesit e mjeteve.

Serie A është gati të mirëpresë Cristiano Ronaldo dhe vëllain e tij Hugo Aveiro, i cili është shprehur i bindur: “Ronaldo erdhi në Itali për të bërë histori”.

Një 47-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri në shtëpinë e saj teksa dyshimet e para të policisë kanë të bëjnë me një vetëvrasje.

Albert Rohan, ish-numri dy në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Faza e parë e Vetting-ut duket se ka trembur shume gjyqtarë, sidomos ata të Apelit. Askush nuk ka aplikuar për në KLGJ nga shkalla e dytë e gjyqësorit, edhe pse kanë kaluar 7 ditë nga thirrjes për vendin bosh të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shkarkimi i Besim Trezhnjeves në prill e ka futur në rreth vicioz çështjen e një prej institucioneve të reja të drejtësisë që duhet të ngrihet.

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës nuk është ankimuar ende vendimi i Gjykatës së Tropojës që ndalonte përmbarimin për të pezulluar punimet për ndërtimin e hidrocentraleve të Valbonës.