
Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Policia Rrugore vazhdon kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve gjatë sezonit turistik, kryesisht në fundjavë.

Pikat e kalimit kufitar në vendin tonë janë duke u përballur me një fluks të lartë turistësh, të cilët dëshirojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, kryesuar nga Zëvendësministrja e Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, Rovena Voda.

Ambasadori ynë në Kanada, Ermal Muça ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Vankuverit, për shfrytëzimin e potencialeve të dy vendeve në sektorin e turizmit.

Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjes, në Hysgjokaj e Ballagat, prej vitesh të ardhurat financiare për familjet e tyre i kanë siguruar përmes kultivimit dhe tregtimit të perimeve në serat diellore.

Ai thotë se i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s, lidhet me qeverisjen e PD deri në anëtarësimin e plotë.

Mbi 7.800 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë fundjavës për shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Sipas të dhënave të zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017.

Një turiste polake është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është rrëzuar në zonën e Thethit.