Ambasadori Muça me kryebashkiakun e Vankuverit për bashkëpunim në fushën e turizmit

Ambasadori ynë në Kanada, Ermal Muça ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Vankuverit, për shfrytëzimin e potencialeve të dy vendeve në sektorin e turizmit.

Ambasadori ynë në Kanada, Ermal Muça ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Vankuverit, për shfrytëzimin e potencialeve të dy vendeve në sektorin e turizmit.

Takimi me Gregor Robertson u fokusua mbi mundësitë që ofron sektori i turizmit në vendin tonë, potencialet ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve dhe komunitetin energjik shqiptaro-kanadez në Kanada.

Vankuver është një prej qyteteve kryesore të Provincës së Kolumbisë Britanike në bregun perëndimor të Kanadasë, shkruan ATSH.

Ndërkaq, ambsadori Muça ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të qeverisë Kanadeze, mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendit tonë dhe Kanadasë.