499 masa administrative dhe 6 arrestime nga Policia e Lezhës

Policia Rrugore vazhdon kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve gjatë sezonit turistik, kryesisht në fundjavë.

Policia Rrugore vazhdon kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve gjatë sezonit turistik, kryesisht në fundjavë.

Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ( pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit), teksa janë vendosur 499 masa administrative.

Gjatë muajit që shkoi, në Korrik, nuk është shënuar asnjë aksident me pasojë vdekjen. Gjithashtu, krahasuar me 1 vit më parë në muajt Qershor – Korrik, kanë ndodhur 35 aksidente më pak.

Policia Rrugore e Lezhës,  mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, ka vazhduar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar këtë javë në kontrolle të drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë.

Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona,  me destinacion plazhin e Shëngjinit dhe plazhin e Tales.

Në funksion të këtyre kontrolleve, janë  arrestuar  6 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( të papajisur me leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit). Janë tërhequr  11 leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 498 masa administrative, nga këto: 67  masa  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 119 masa  për parakalim të gabuar, 20 masa  për mospërdorim të rripit të sigurimit, shkruan ATSH.

Ndërsa pjesa tjetër  e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Janë ndaluar administrativisht  12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Policia Rrugore e Lezhës,  do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore  dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.