
Aktivistët e mjedisit, që po merren me kundërshtimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, ankimuan në Gjykatën e Apelit në Shkodër vendimin e Gjykatës së Tropojës, që pengonte përmbaruesit shtetërorë të ndërpresin punimet për ndërtimin e HEC-eve në lumin e Valbonës.

Nisur nga rastet e viteve të kaluara, ku persona me problem te shëndetit mendor janë përfshirë në ngjarje kriminale, këtë vit, policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbajtjen në kontroll dhe evidentimin e këtij kontigjenti.

Të paktën për 3 javët e ardhshme, vettingu dhe gjyqtarët e prokurorët kanë diçka të përbashkët, që janë pushimet verore.

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në garë në kupat e futbollit kontinental përballet me një problem jashtë fushe, që mund të cënojë rrugëtimin e saj.

Gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të dherave situata në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër është e pandryshuar.

Ndërtimi i banesave pa kriter, pas viteve 1990, ka sjell një sërë problemesh, mes të cilave edhe atë të depozitimit të mbetjeve urbane. Një nga lagjet, e cila shtrihet drejt periferisë është edhe ajo e quajtur lagjia e MCR, që gjatë viteve të fundit ka marrë një zgjerim të konsiderueshëm, duke shtuar problemet për banorët.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që humbën apo iu dëmtuan dokumentet e identifikimit gjatë zjarreve të 23 korrikut në Attiki të Greqisë do tu mbulohen shpenzimet nga ambasada shqiptare në Athinë.

Një varrezë, e cila daton në shek e 6 para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.
Pavarësisht se zërave jo të paktë që ka kundër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duket se s’ka ndërmend që të tërhiqet nga propozimi i tij për bashkim të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

Disa pjesë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani u evakuuan për disa orë, pasi një familje u lejua të kalonte përtej kotrolleve të sigurisë, edhe pse rezultoi me alarm për eksploziv.