
Siç thuhet në njoftim, për shtetasit e arrestuar ka pasur fletëarrest ndërkombëtar, dhe për të njëjtit ka pasur kallëzime penale të lëshuara në kuadër të aksioneve policore "Celula 1" (gusht 2015) dhe "Celula 2" (korrik 2016)

Në merkaton e futbollit europian po formalizohen këtë verë lëvizje të bujshme, të cilësuara të çmendura si ajo e Cristiano Ronaldos te Juventusi, ndërsa në tavolinat e menaxherëve po “gatuhen” të tjera pakte po të këtij niveli.

Bashkimi Europian po shkon drejt një kursi përplasjeje me Donald Trumpin, pasi shefja për politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, Federica Mogherini u bëri thirrje europianëve që të shtojnë marrëveshjet e tyre të biznesit me Iranin, në një sfidim të hapur të deklaratave “luftënxitëse” nga presidenti amerikan.

Mund të ngjasojë si skenari i një filmi fantastiko-shkencor me buxhet të ulët, por për shkencëtarët, Toka-serë është një koncept shumë serioz.

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte ka kërcënuar të vrasë edhe oficerët e korruptuar të policisë, përfshi ata të akuzuar për përfshirje në trafikimin e drogërave të paligjshme dhe krime të tjera, në një deklaratë tejet të ngarkuar televizive.

Një organizatë saudite ka kërkuar ndjesë për publikimin në “Twitter” të një fotoje të modifikuar, që shfaqte një avion duke fluturuar drejt kullës më të lartë të Torontos, “CN Tower”, e interpretuar si referencë e sulmeve të 11 shtatorit, për shkak të mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara mes dy vendeve, si pasojë e thirrjes së qeverisë kanadeze për të liruar aktivistët e të drejtave të njeriut që mbahen të burgosur në Mbretërinë arabe.

Emanuel Mensah është përforcimi i radhës për të kuqtë e Partizanit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë në një intervistë telefonike për Top channel se bashkimi me Preshevën nuk ka lidhje me ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

Sipas statistikave të Policisë Rrugore, gati 50 për qind e aksidenteve me pasoja të rënda në zonat urbane kanë si shkaktarë këmbësorët e papërgjegjshëm.

“Piraeus Bank S.A”. njofton se ka lidhur një marrëveshje me “Balfin Group” dhe “Komercijalna Banka,” për shitjen e aksioneve në filialin e saj në Shqipëri, “Tirana Bank”.