Category Lajme

Sauditët i kujtojnë Kanadasë sulmet e 11 shtatorit, më pas kërkojnë ndjesë

Një organizatë saudite ka kërkuar ndjesë për publikimin në “Twitter” të një fotoje të modifikuar, që shfaqte një avion duke fluturuar drejt kullës më të lartë të Torontos, “CN Tower”, e interpretuar si referencë e sulmeve të 11 shtatorit, për shkak të mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara mes dy vendeve, si pasojë e thirrjes së qeverisë kanadeze për të liruar aktivistët e të drejtave të njeriut që mbahen të burgosur në Mbretërinë arabe.