Category Lajme

Challandes: Mali i Zi është një ekip shumë i mirë

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, doli në konferencë për shtyp ku folu për ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi. Zvicerani e pranoi se ndaj skuadrës modeste të Gjibraltarit do t’u japë mundësi elementëve të rinj, por sigurisht vëmendja mbetet tek takimi i “Fadik Vokrrit”, kundër fqinjëve malazezë.