Vlorë/ Fshehu plagosjen e 46-vjeçarit, pranga pronarit të lokalit

Një 46-vjeçar u plagos me mjete prerëse në një lokal pranë lagjes “Partizani” në Vlorë dje.

Një 46-vjeçar u plagos me mjete prerëse në një lokal pranë lagjes “Partizani” në Vlorë dje.

Sot policia njofton se ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin: A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave,shkruan Top Channel.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.