Category Kryesore

Shpërthen vullkani, evakuohet mijëra banorë në ishull

Vanuatu ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka evakuuar mijëra banorë pasi një vullkan në ishullin Ambae shpërtheu duke mbuluar pjesën më të madhe të zonës përreth me hi. Zyrtarët thanë se qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës dhe kishte urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të të gjithë popullatës së ishullit.