Tiranë, hëngrën sufllaqe me mish, helmohen njëherësh 12 të rinj

12 persona janë paraqitur me urgjencë mbrëmjen e djeshme në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në Tiranë.

12 persona janë paraqitur me urgjencë mbrëmjen e djeshme në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në Tiranë. Ata kanë manifestuar shenja të vjellash, diarre dhe temperaturë të lartë.

Sipas shefit të SHSI, Pëllumb Pipero, tha se çdo ditë në këtë spital mbërrijnë mbi 100 raste, ndërkohë që helmimet nga ushqimi zënë pjesën më të madhe të pacientëve që paraqiten .

Pipero u shpreh:

Në rastin e mbrëmshëm ishin 10-12 qytetarë që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë konsumuar të gjithë sufllaqe me mish dhe të gjithë kanë patur çrregullime gastrointenstinale, të cilat nënkuptojnë të përziera, të vjella, diarre dhe temperaturë”.

Sipas mjekut infeksionist, pacientët kanë qëndruar 3-4 orë nën vëzhgimin e mjekëve dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor janë larguar.

Në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Tiranës bëhet me dije se për këtë rast shtë ngritur grupi i punës për të kryer hetimet dhe se janë bërë analizat e ushqimeve, si dhe të punonjësve.

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë,Ermelinda Musai, u shpreh:

Pranë një lokali, ku kemi marrë denoncimin, ka shkuar një grup për të marrë monstrat ushqimore, të ujit dhe kampionët e feçeve për personelin, i cili punon në atë lokal. Mendoj se nga dita e hënë do të dalin edhe rezultatet e para”.