Elbasan, trafikonte armë, arrestohet autori

jë shtetas maqedonas është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se do të shiste pistoleta kundrejt shumës 500 euro copa.

jë shtetas maqedonas është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se do të shiste pistoleta kundrejt shumës 500 euro copa.

Operacioni policor u kodua “Uraka1” . Personi i arrestuar është 32 vjeçari nga Maqedonia me banim në Kosovë,  Ylber Suma.

Njoftimi i policise

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në  bazë të informacioneve të marra në rrugë operative-ligjore nga ana e Specialistëve  të Hetimit të Krimeve dhe Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “URAKA 1”.

Si rezultat i operacionit, në  vendin e quajtur fshatin Urake, qyteti i Prrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë. Pasi gjatë  kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra,  dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).

Materialet i kaluan Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të  parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal