Vuçiç: Zërat për krijimin e ushtrisë së Kosovës po frikësojnë popullin serb

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se ideja e krijimit të ushtrisë së Kosovës po frikëson popullin serb. Ai premtoi se serbët në Mitrovicë do të kenë gjithnjë mbështetjen e shtetit dhe se ai do të bënte të pamundurën për të ndaluar sjelljen e papërgjegjshme të Kosovës.