
Pezullohet dhënia me koncesion e termocentralit të Vlorës. Ministria së infrastrukturës dhe energjisë nuk sqaron pse është bërë pezullimi edhe pse TEC-in para 2 muajsh e vizituan në terren 27 kompani, shumica të huaja që patën shprehur interes.

Universiteti Bujqësor i Tiranës për herë të parë do të ketë fermën e saj didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë.

Fermerët që presin mbështetje financiare nga shteti, këtë vit do të mbeten duarbosh. Qeveria ka ulur në mënyrë drastike fondin e subvencioneve në bujqësi për këtë vit, duke e rrudhur në vetëm 4.5 milionë dollarë, nga 20 milionë dollarë që ka qenë mesatarisht gjatë viteve të fundit.

Spitalin në mënyrë solemne do te hapë presidenti i Turqisë, Erdoğan. Spitali është me kapacitet prej rreth 3.600 shtretër ndërsa mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë

Operatori i Transmetimit të Energjisë kërkon të realizojë 100 milionë euro investime në rrjet, përmes një procedure të veçantë me kredi të garantuar nga një kompani private. Procesi ka nisur zyrtarisht në datën 28 dhjetor të vitit të kaluar, nga ish-administrori i OST-së, Klodian Gradeci, më vonë i shkarkuar pas skandalit të “DH Albania”-s.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave raportoi në Kuvend se ndërtimi është sektori me rrezikshmërinë më të lartë për këtë aktivitet të paligjshëm.

Në udhëtimin tonë drejt Gjermanisë ishte i shpeshtë takimi me shqiptarët. Edlira dhe Diamandi punojnë prej gati dy vitesh në një furrë buke, në aeroportin e Frankfurtit. Si fillim, ata na përshëndetën në gjuhën e vendit ku kanë emigruar, por kur pamë flamurin shqiptar në uniformën e tyre u ndalëm të bisedonim.

Ministri i Financave, Hamza tha se ka kërkuar nga Fondi Monetar ndihmë teknike për të përcaktuar shkencërisht nivelin e përafërt të ekonomisë gri në vend

TÜİK ka njoftuar se ekonomia e Turqisë është rritur me 2.6 për qind në vitin 2018

Banorët e një pallati në njësinë administrative numër 7 janë bërë bashkë për të përfituar nga fondi i komunitetet për të restauruar pallatin e tyre, fasada e të cilit kishte degraduar.