Pezullimi i koncesionit të TEC Vlorë, ende nuk zbardhet pse nuk u bë tenderi

Pezullohet dhënia me koncesion e termocentralit të Vlorës. Ministria së infrastrukturës dhe energjisë nuk sqaron pse është bërë pezullimi edhe pse TEC-in para 2 muajsh e vizituan në terren 27 kompani, shumica të huaja që patën shprehur interes.

Pezullohet dhënia me koncesion e termocentralit të Vlorës. Ministria së infrastrukturës dhe energjisë nuk sqaron pse është bërë pezullimi edhe pse TEC-in para 2 muajsh e vizituan në terren 27 kompani, shumica të huaja që patën shprehur interes.

Investitorët u njohën me të dhënat teknike, situatën aktuale të TEC-it dhe situatën energjetike të Shqipërisë.

Ndërkohë në faqen Agjencisë së Prokurimit Publik, statusi i tenderit që si datë zhvillimi kishte 10 marsin rezulton i pezulluar.

Qeveria synonte që të jepte me koncesion 20-vjeçar termocentralin e Vlores kundrejt një vlere prej së paku 58 milionë eurosh, ose mbi 7,2 miliardë lekë.

Kontrata është e llojit partneritet publik, privat. Fituesi duhet te merrte përsipër riparimin e defekteve të TEC-it si dhe të ndryshonte sistemin e prodhimit të energjisë nga me naftë që është aktualisht në gaz natyror, për të ulur kostot, shkruan Top Channel.

Teknologjia me gaz do të mundësohej përmes lidhjes me tubacioneve me gazsjellësin transadriatik, i cili kalon mespërmes Shqipërisë.

Termocentrali i Vlorës është një histori dështimi në Shqipëri. Ai lindi si një ide e bankës botërore ne fillim te viteve 2000, e cila organizoi edhe procedurat e tenderit. Vepra u ndërtua nga kompania italiane “technimonti”, e cila u pagua 130 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve shqiptare.

Që nga përfundimi në vitin 2011 TEC-i i Vlorës ka qenë në konservim pa prodhuar asnjë ditë energji elektrike për shkak problemeve me sistemin e ftohjes dhe kostos së lartë të prodhimit të energjisë me naftë.