Category Ekonomi

‘Fluturojnë’ me 37% çmimet e zarzavateve, rritja më e lartë nga 2010

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT  raportoi se, çmimet në grupin “zarzavate, përshi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%.

Për 2019-ën është blerë çdo ditë mbi 1 mln euro energji

Mbi 1 milion euro në ditë ka shpenzuar Shqipëria për të blerë energjie nga importi gjatë 2019-s. Ndryshimi i situatës hidrike me pasoje rënien e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës ka detyruar OSHEE që për janarin dhe javën e parë të shkurtit të importoje 38,5 milionë euro energji për të siguruar furnizim pa ndërprerje.

Tjetër taksë për naftën, i hapet rruga koncesionit të pompave

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrollin e pompave” në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të beftë, Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë.