Category Ekonomi

KQZ rrëzon kërkesën e Bindjes Demokratike për regjistrimin e kandidates së Cërrikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike, që kishte ankimuar vendimin e KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidates për kryetare të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 46.