
Protesta studentore vijon ende, edhe pse ultimatumi për plotësimin e 8 kërkesave të tyre parashtruar qeverisë skadoi pasditen e së martës. Veç studentëve që janë mbledhur në kryeqytet, sërish përpara Ministrisë së Arsimit, edhe nëpër rrethe vijon grumbullimi i tyre.

Kryeministri Rama, i cili ishte i ftuar në studion e “Top Show”-t të Alban Dudushit mbrëmjen e së martës, në prani edhe të disa prej studentëve që protestojnë prej më shumë se një jave në rrugë, përpara Ministrisë së Arsimit, nisi të përgjigjej thuajse një për një të gjitha kërkesave.

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studion e “Top Show”, në Top Channel, të cilën drejtuesi Alban Dudushi e shndërroi në një vend-takimi dhe dialogimi mes tij dhe disa studentëve.

Erjon Veliaj: Në Janar nis puna për 8 godinat në QS

Është ende e paqartë se çdo të ndodhë me “Dhjetorin e Dytë”, protestën e studentëve që është pagëzuar me këtë emër pasi i përngjan asaj të 1990 ku “Lëvizja Studentore” rrëzoi komunizmin.

Teksa ka përfunduar afati që studentët protestues i kishin vendosur qeverisë Rama.

Studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar në sheshin “2 Prilli”, duke bllokuar për disa minuta rrugën. Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se janë duke shqyrtuar disa kërkesa të reja.

Universiteti i Shkodrës ka plotësuar kërkesat e studentëve protestues, por ata janë sensibilizuar tashmë me studentët e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook ndaj protestës masive të studentëve.

Gjimnazet kanë bojkotuar sot mësimin për t’ju bashkuar protestës masive të studentëve.