Çağrı Sakar emërohet ambasador i ri i Turqisë në Prishtinë

Në vend të Kılıç, për ambasador të Turqisë në Prishtinë është emëruar Çağrı Sakar, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Qendrore pranë Ministrisë së Jashtme të Turqisë

Çağrı Sakar është emëruar si ambasador i Turqisë në Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me anë të dekretit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë, në 25 vende anembanë botës janë emëruar ambasadorë të rinj, në mesin e të cilëve edhe në Kosovë.

Sipas dekretit të nënshkruar nga ana e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për ambasador të Turqisë në Prishtinë është emëruar Çağrı Sakar, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Qendrore pranë Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Po ashtu, Songül Ozan është emëruar ambasadore e Turqisë në Podgoricë.

Sakar është emëruar në vend të Kıvılcım Kılıç e cila ishte ambasadore në Kosovë nga 20 gushti i vitit 2015.