Partia për Drejtësië dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet e Turqisë do të propozojë formimin e një grupi parlamentar të miqësisë me Egjiptin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Si grup i AK Partisë, ne sot në zyrën e kryeparlamentarit do të paraqesim propozimin tonë për formimin e një grupi të miqësisë midis Turqisë dhe Egjiptit”, u tha gazetarëve në parlament nënkryetari i grupit parlamentar të AK Partisë, Bülent Turan.
Turan njoftoi se parlamenti po ashtu do të formojë një grup të miqësisë midis Turqisë dhe Libisë, duke shtuar se ata do të paraqesin propozimin e tyre për formimin e grupit gjatë ditës së nesërme.
Duke folur para gazetarëve në parlament, kryeparlamentari Mustafa Şentop tha se grupet do të ndihmojnë marrëdhëniet e Turqisë me Egjiptin dhe Libinë.
“Unë mirëpres hapat e ndërmarra për formimin e grupeve të miqësisë. Shpresojmë që ata të jenë shumë të dobishme”, tha Şentop.
Turqia dhe Egjipti së fundmi kanë folur për lidhjet dypalëshe, duke sugjeruar një rivendosje të pritshme në marrëdhëniet midis dy vendeve pas më shumë se shtatë vitesh ndarjeje politike.
Të dy vendet shkëmbyen sinjale pozitive për vendosjen e kontakteve dhe dialogut, përfshirë mundësinë e zhvillimit të bisedimeve për të përcaktuar kufijtë e tyre detar në Mesdheun Lindor.