Bujqësi, çfarë nuk është tregtuar gjatë 2018 -ës

Ndërsa eksportet e produkteve bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale kanë arritur në 6.3 miliardë lekë në 3-mujorin e parë të viti, me një rritje prej 1.2 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka disa produkte që janë “fshirë” nga harta e eksporteve gjatë këtij viti.

Ndërsa për disa produkte sasia e tregtuar është rritur si dhe janë gjetur tregje të reja, për disa treguesit janë zero. Kjo ka të bëjë jo vetëm me mungesën e kërkesës, por edhe me vështirësinë e gjetjes së tregjeve, si edhe më rënien e prodhimit në vend.

Duke bërë që sasitë që prodhohen të shiten për tregun e brendshëm. Kështu, nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, vihet re se një listë produktesh kanë të dhëna zero sa i përket eksportit, siç janë gjethet, peshku i gjallë, perimet leguminoze, pjepra, shalqinj, misri, mielli, etj, përcjell Scan.

Por nga ana tjetër ka edhe nga ato produkte që nuk janë eksportuar një vit më parë dhe janë futur në hartë këtë vit. Të tilla si qumësht dhe krem, tërshërë, kikirikë, fara liri, fara luledielli, kërpudha, zarzavate të ngrira, etj.