Braçe: Askush nuk guxoi të hetojë për tragjedinë e Gërdecit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar sot lidhur me shpërthimi e ndodhur në Gërdec, më 15 mars, të viti 2008, ku humbën jetën të paktën 26 persona.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar sot lidhur me shpërthimi e ndodhur në Gërdec, më 15 mars, të viti 2008, ku humbën jetën të paktën 26 persona.

Braçe shprehet se, “thelbi i Gërdecit ishte trafiku i armëve dhe municioneve, demontimi ishte aktivitet plotësues, i qëllimte, legalizuar nga qeveria e Sali Berishës për të maksimizuar fitimet”.

”Nuk u hetua kurrë, nuk guxoi kush ta hetojë, as trafikun, as Qeverinë e Berishës, as Ushtrinë e tij, as supertrafikantin që e njihnin fare mirë pas emrave të shumëfishtë në Ballkan, të gjithë në listën e zezë të trafikut! Trafiku i armeve prodhoi, fabrikën e vdekjes. I duhej si mbulim, si paketim ne fillim,si demontim vdekjeprurës por me fitim kolosal nga shfrytëzimi i një grushti njerëzish të varfër e në nevojë për punë e mes tyre gra e fëmijë, më pas ,i poqën të gjallë, krim më makabër në këtë vend nuk ka patur kurrë, kurrë. Ky vend nuk do të jetë kurrë i drejtë,i ndershëm e në paqe, pa hetuar e ndëshkuar deri në fund, politikanët e pushtetarët e përfshirë në trafikun e armeve e municioneve nga Gerdeci. Ate dhe aty ku nuk hetua kurrë. Por mos harroni, ata janë gjallë dhe në politike; nuk kanë ikur, janë po ata, babëzia i beri bashkë në Gërdec,donin maksimumin për vetë-superfitimet natyrisht dhe e ngritën dhe e kontrolluan biznesin kriminal me familjaret e tyre. E zhvilluan ate biznes në kafshëri të plotë, duke shfrytëzuar gra e fëmijë, ju morën shpirtin aty”, shprehet Braçe, shkruan ATSH.

Braçe vijoi duke u shprehur se “Janë po ata njëjtët njerëz, nuk kanë ikur kund, Janë mu këtu, bëjnë sikur nuk kujtohen për sot, por e djeshmja i tmerron. Sali Berisha i pari, në atë kohë e këtë kohë, ministrat e tij vendimmarrës në Qeveri përjashtuar dy kundërshtues të provuar e të zhdukur prej tij nga PD. Ministri i Mbrojtjes e Shefi i Ushtrisë pas tij, vendimmarrës e të përfshirë në këtë histori; Lulzim Basha anëtar i asaj qeverie e vendimmarrës edhe ky! Askush nga ata që u përfshinë në Gërdec nuk ka ikur. Janë kapur me thonj në politikë për t’i shpëtuar drejtësisë në çdo kohe, përgjithmonë. Tani që prokurorët e gjykatësit e tyre garantë po ikin, janë kapur me thonj pas Shqipërisë!”, përfundoi Braçe.