Borxhi i jashtëm i Egjiptit rritet në 88,2 miliardë dollarë

Borxhi i jashtëm i Egjiptit, duke u rritur për 19,3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me atë të vitit 2017, është rritur në 88,2 miliardë dollarë

Borxhi i jashtëm i Egjiptit, duke u rritur për 19,3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me atë të vitit 2017, është rritur në 88,2 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit mujor të Bankës Qendrore të Egjiptit, borxhi publik i vendit në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) në fund të muajit mars është rritur në nivelin 123,6 për qind. Përqindja në fjalë në periudhën e vitit të kaluar ishte në nivelin 120,1 për qind.

Borxhi publik i brendshëm i Egjiptit në mars të vitit 2017 ishte 172,6 miliardë dollarë, ndërsa në të njëjtin periudhë të këtij viti arriti 198,6 miliardë.

Ndërkaq, borxhi i jashtëm i Egjiptit, duke u rritur për 19,3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me atë të vitit 2017, është rritur në 88,2 miliardë dollarë.

Sipas raportit borxhi i jashtëm për person në muajin mars të vitit kaluar ka qenë 705 dollarë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2018 ka arritur në 841 dollarë.y