Boris Jonson paralajmëron: Mund të goditemi nga vala e dytë e Covid pas dy javësh!

Mesatarja shtatë ditore në Mbretërinë e Bashkuar të rasteve të reja COVID-19 është rritur me gati 30% në tre javë më parë, rreth kohës kur qeveria e Johnson dha dritën jeshile për rihapjen e industrisë së mikpritjes në Angli.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson beson se Anglia mund të goditet nga një valë e dytë e pandemisë koronavirus në vetëm dy javë kohë, pasi qeveria e tij përgatitet të rimarrë masa karantine për ardhjet nga më shumë vende evropiane.

Një burim i lartë i qeverisë i tha Daily Mail se kryeministri, i cili tha të mërkurën se vendet e tjera evropiane tashmë po përjetonin një valë të dytë, beson se një rritje e ngjashme mund të godasë Britaninë e Madhe brenda dy javësh.

Vendimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të shtrënguar rregullat mbi ardhjet nga jashtë vjen në mes të frikës së Downing Street që një valë e dytë e koronavirusit mund të godasë Britaninë e Madhe muajin e ardhshëm.

Mesatarja shtatë ditore në Mbretërinë e Bashkuar të rasteve të reja COVID-19 është rritur me gati 30% në tre javë më parë, rreth kohës kur qeveria e Johnson dha dritën jeshile për rihapjen e industrisë së mikpritjes në Angli.

Paralajmërimet e Johnson vijnë pasi Belgjika, Gjermania, Spanja dhe Franca po përjetojnë raste të shtuara COVID-19, me disa qeveri që po prezantojnë dhe masa, duke përfshirë karantinë. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të hënën se pandemia “vazhdon të përshpejtohet” globalisht. /Scan