Boris Johnson prezanton marrëveshjen e re për daljen nga BE

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar ka shfaqur "fleksibilitet të madh", dhe se pret fleksibilitetin e njëjtë nga BE, por nëse ata dështojnë, Mbretëria e Bashkuar pa marrëveshje do të braktisë BE-në më 31 tetor.

Londër

Kryeministri britanik Boris Johnson zyrtarisht ka prezantuar marrëveshjen e tij të re për Brexit-in në Dhomën e Përfaqësuesve pasi marrëveshja u publikua më herët gjatë ditës, raporton Anadolu Agency (AA).

Johnson tha se plani i ri është “kompromis”, duke shtuar se qeveria “ka bërë kilometrin shtesë” me shpresë që të arrijë marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE).

Duke marrë parasysh faktin që Mbretëria e Bashkuar dhe BE akoma janë larg zgjidhjes, Johnson ka përshkruar kontaktet e tij të para për marrëveshjen e re me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin irlandez Leo Varadkar.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar ka shfaqur “fleksibilitet të madh”, dhe se pret fleksibilitetin e njëjtë nga BE, por nëse ata dështojnë, Mbretëria e Bashkuar pa marrëveshje do të braktisë BE-në më 31 tetor.

– Marrëveshja e re

Marrëveshja e re e Johnson-it propozon që Irlanda Veriore të mbetet në përputhje me marrëveshjet doganore të BE-së, duke përfshirë edhe marrëveshjet për bujqësinë dhe ushqimin deri në vitin 2025.

Sipas marrëveshjes, kontrollet doganore do të bëheshin larg zonës kufitare në ishullin e Irlandës, por do të vendosej kontroll doganor kufitar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore.

Marrëveshja gjithashtu propozon që qeverisë së Irlandës Veriore, e cila ende nuk është formuar që nga zgjedhjet e vitit 2017, t’i jepet e drejta për të vendosur nëse do të vazhdojë me marrëveshjen apo do ta braktis atë.

Klauzola “Backstop” e marrëveshjes së mëparshme, e cila vazhdimisht ishte refuzuar nga parlamenti britanik, do të zëvendësohet me propozime të reja nëse marrëveshja pranohet.

Kjo klauzolë ishte përpiluar që ta mbajë Mbretërinë e Bashkuar në territorin e njëjtë doganor me BE-në, si dhe Irlandën Veriore që është ngushtë e lidhur me rregulloret e BE-së, derisa të gjendet një zgjidhje për çështjet kufitare.

Kjo u refuzua në mënyrë kategorike nga Partia Demokratike e Unionit, që është partia më e madhe politike e Irlandës Veriore, dhe aktualisht de facto partner qeveritar i konservatorëve në qeverinë britanike.

– Refuzimi i opozitës

Megjithatë, plani i ri i Johnson-it, menjëherë është refuzuar nga të gjitha partitë opozitare.

Lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, e quajti marrëveshjen e Johnson-it një version “të riorganizuar” të planit që veçse ishte refuzuar, duke e emëruar edhe më keq se planet e paraardhëses së tij, Theresa May.

Duke shtuar se planet e Johnson-it “nuk janë serioze apo të zbatueshme”, Corbyn tha se ata do të “minonin marrëveshjen e së Premtes së Mirë” në Irlandë dhe do të çonin në një “garë drejt fundit” të të drejtave të punëtorëve.

Ian Blackford, kreu i Partisë Kombëtare të Skocisë (SNP) në Westminster, kritikoi planet e Johnson-it duke i quajtur “të pazbatueshme, të papranueshme dhe të paaritshme”.

– Marrëveshje e paarritshme

Varadkar veçse e ka përshkruar marrëveshjen si të paarritshme, duke njoftuar për veton e Irlandës.

BE vazhdimisht ka thënë se çdo marrëveshje që nuk miratohet nga Dublini zyrtar nuk do të pranohet as nga BE. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk do të rinegociojnë tërheqjen e Klauzolës “Backstop” të marrëveshjes.

Mbretëria e Bashkuar dhe zyrtarët e BE-së duhet të takohen gjatë samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian më 17-18 tetor.

Mbretëria e Bashkuar duhet të braktisë BE-në më 31 tetor.