Boris Johnson humbet shumicën absolute në parlament

Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson humbi dje mazhorancën në Parlament, që mbështetej vetëm në një votë më shumë, pas largimit të deputetit konservator, Phillip Lee, i cili iu bashkua partive liberaldemokrate, transmeton Insajderi.

“Qeveria konservatore ndjek në mënyrë agresive një Brexit dëmtues. Ai vendos në rrezik jetë dhe kërcënon në mënyrë të pajustifikuar integritetin e Britanisë së Madhe”, u justifikua Phillip Lee në një komunikatë, i cili iu bashkua sot opozitës.