Bllokada e Egjiptit dhe Arabisë Saudite ndaj Katarit do të mbetet në fuqi

Të dy vendet përsëritën refuzimin e tyre të vazhdueshëm për të “bërë ndonjë lëshim” ndaj shtetit të sulmuar të Gjirit Arab

Egjipti dhe Arabia Saudite bashkërisht njoftuan se bllokadat e tyre të vazhdueshme ndaj Katarit, për herë të parë të imponuara në qershor të viti të kaluar, do të mbeten në fuqi deri në njoftimin tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit televiziv Al-Arabiya me seli në Arabinë Saudite, të dy vendet përsëritën refuzimin e tyre të vazhdueshëm për të “bërë ndonjë lëshim” ndaj shtetit të sulmuar të Gjirit Arab.

Njoftimi u bë pas një takimi në Kajro mes presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, i cili sot vizitoi Egjiptin si pjesë e turneut të tij të gjerë në rajon.

Megjithëse Katari është një anëtar i vjetër i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, ky vend së bashku me Omanin mban marrëdhënie normale diplomatike me Teheranin.

Siç raporton televizioni saudit, gjatë takimit të së martës, al-Sisi përmes princit të kurorës saudite “i dërgoi mesazh mbretit saudit, Salman bin Abdulaziz, lidhur me angazhimin e vazhdueshëm të Egjiptit për sigurinë e Gjirit Arab”.

Në qershor të vitit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, kolektivisht ndërprenë lidhjet me Dohën dhe imponuan një embargo në Katar nga rruga tokësore, ajrore dhe detare.

Shtetet që imponuan embargon akuzojnë Dohën për mbështetjen e grupeve terroriste në rajon, akuza të cilat Katari fuqishëm i mohon.